Regjimi i Asadit sulme në “zonat jokonfliktuale” në Siri
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 04 July 2017
Regjimi i Bashar al Asadit në Siri, në kohën kur negociatat në Astana po vazhdojnë, ndërmori një sulm ajror në qytezën Duma, që ndodhet në “zonat jokonfliktuale”, raporton Anadolu Agency (AA).
Firas el Halli, zyrtari i mbrojtjes civile të qytezës Duma, e cila ndodhet në rajonin Guta Lindore, në lindje të Shamit, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët ushtarakë të regjimit kanë bombarduar vendbanimin në qytezën Duma.
Duke bërë të ditur se në sulm kanë humbur jetën 1 fëmijë dhe një grua, Halli njoftoi se një numër i madh i civilëve janë plagosur.
Duma gjatë 5 vitesh ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe të ushtarëve të grupeve terroriste të huaj, mbështetës të regjimit.
Qyteza Duma ku jetojnë rreth 200 mijë persona ndodhet në mesin e “zonave jokonfliktuale” të cilat parashikohen të formohen në kuadër të memorandumit të nënshkruar mes të Rusisë, Turqisë dhe Iranit në takimin e Astanas më 4-5 maj.
Në raundin e pestë të negociatave në Astana, e cila filloi sot, po diskutohen temat si përcaktimi i kufirit dhe përmbajtjeve tjera lidhur me vendosjen e zonave jokonfliktuale në Siri, krijimi i një komiteti koordinues mes tre shteteve garantuese me qëllim të monitorimit të armëpushimit si dhe lirimi i të burgosurve të cilët ndodhen në burgjet e regjimit.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...