Lajme

Refuzoi t’i dorëzohet policisë, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me ạrmë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 15 January 2025

Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te organet e rendit duke kërcënuar me gjuajtje ose vetëvrasje.

Në njoftim të policisë bëhet e ditur se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ishin njoftuar që nё lagjen Fidanishte nё Pejё ka tё shtёna me armё.

Njёsitet policore menjёherё kanё dalё ne vendin e ngjarjes, ku fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё, dhe i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do t’ju gjuaj ose do ta vras veten”.

-Advertisement-

Pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar.

Nё banesën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:

  • 1 pushkё automatike, dhe 1 karikator i sё njejtёs armё
  • 1 armё pistoletё Zoraki, dhe 1 karikator i sё njejtёs armё
  • 36 fishekё kal: 7.63×39
  • 35 fishekё kal: 32 auto
  • 3 gёzhoja kal: 7.63×39
  • 2 gёzhoja kal: 32 auto
  • 1 Thikё (Bajonetё)

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera