Refuzimi i mësimdhënësve për të marrë vaksinën – Ministrja: S’pretendojmë të shkelim të drejtat e tyre

Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 05 October 2021
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci të martën ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Nagavci tha se deri më tani kanë punuar në lidhje me grumbullimin e të dhënave për vaksinimin e mësimdhënësve dhe organizimin e fillimit të procesit arsimor.
“Në lidhje me të dhënat e vaksinimit i kemi të sakta dhe të detajuara. 165 të punësuar janë të pa vaksinuar. Sa i përket mësimit në distancë dhe kjo nuk e kompenson mësimin me pjesëmarrje fizike dhe rekomandimet janë që shkollat janë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen”.
“Janë 368 institucione arsimore që po zhvillojnë mësimit në bazë të opsionit A”.
Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pyeti ministren se çka nëse mësimdhënësit nuk duan të vaksinohen.
“Ajo që më bëri përshtypje është poashtu që mësimdhënësit duhet të jenë të vaksinuar me dyja dhe jo me njërën, dhe dua të di çka nëse nuk duan të vaksinohen”, tha Hoxha.
Nagavci i’u përgjigj deputetes Hoxha se asnjëherë nuk kanë tentuar që të shkelin të drejtat e mësimdhënësve.
“Nuk kemi moskoordinim në mes meje dhe personave tjerë të stafit tim dhe asnjëherë nuk kemi pretenduar që të shkelim të drejtat e secilit mësimdhënës”, u përgjigj Nagavci.
Tutje Nagavci shqtoi se kanë adresuar disa raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se kurdo që do të merret vendimi do jepet një përgjigje para publikut.
“Kemi adresuar disa raste në hetuesi për raste të keqpërdorimeve të punës zyrtare”, tha Nagavci.
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi tha se për të është shumë i rëndësishëm procesi i arsimit duke pyetur ministren se sa është braktisja e shkollës nga fëmijët për këtë kohë, si dhe pajisja me tekste.
Ministrja u përgjigj se tekstet janë shpërndarë në secilën komunë dhe shkollë dhe që gjithçka është në rregull.
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...