Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, frikë për tensione të reja

Autori: Gazeta inFokus
22:04 | 25 March 2023
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale që mbahen në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky vendim, sipas tyre, është marrë për shkak “të pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale, të cilat i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.
“Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, që janë formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim të Listës “Srpska”.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave të veriut – Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – është paraparë të mbahen me 23 prill. Kjo pasi kryetarët e komunave nga Lista Serbe dhanë dorëheqje, siç thanë, “për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve me targat serbe në targa të Kosovës”.
KQZ: Afati ka skaduar
Komisioni Qendror i Zgjedhjevenjoftoi se afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të komunave të veriut ka skaduar më 22 mars. Sipas Komisionit Qendror, nuk ka aplikime të reja, dhe nga 11 kandidatë sa janë paraqitur më herët nga katër subjekte politike, vetëm dy janë të komunitetit serb. Por jo nga Lista “Srpska”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Twitter, se”refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe e ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”. Pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, fillimisht zgjedhjet ishin paraparë të mbahen me 18 dhjetor të vitit të kaluar. Por ato u shtynë për 23 prill të këtij viti me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. E një kërkesë të re për shtyrje të serishme e bëri edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Kërkesat për shtyrje
“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe e nxisim që ta dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë”, shkroi Cramon në Twitter. Ajo në postimin e saj, përmendi nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, ku kërkohet ndër të tjera të sigurohet “një nivel i përshtatshëm i vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.
Von Cramon tha se “refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje nga Lista Serbe nuk i përmbushë pritshmëritë për zotimet e dhëna”, prandaj ajo kërkon nga të dyja palët që të tregojnë “përkushtim në zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe Aneksit që u arrit më 18 mars në Ohër”. E pas takimit në Ohër që kishte me kryeministrin e Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “zgjedhjet në veri mund të shtyhen për në qershor”. “Nuk do të flas në emër të Listës Serbe, por thjesht, duhet të flas me ata njerëz. Duhet të shoh nëse zgjedhjet duhet të mbahen tani apo në qershor, do të shohim”, ka thënë Vuçiq.
Ndërkohë, mediet në Serbi shkruajnë se zëvendës-shefi i Ambasadës së Gjermanisë në Serbi, Carsten Meyer-Wiefhausen, ka thënë se “pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”. Ai ka sqaruar se “nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë komunash, nuk mund të krijoni një Asociacion komunash”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
Lista Serbe, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtarë, që nga viti 2013 kur është themeluar, ajo gjithnjë ka marrë mbështetje të madhe në vendbanimet me shumicë serbe, si në zgjedhje lokale ashtu edhe në ato qendrore./dw

Të tjera
-
Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me ...
-
Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë
Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka r...
-
ZPS ndaj mbrojtjes së Thaçit: Deklaratat e Pallaskës, sipas çdo standardi me vetëdije ishin të rreme ose mashtruese
Në kundërpërgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ndaj përgjigj...
-
Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergi...
-
Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ...
-
Bombardimet ruse në Ukrainën jugore, humbin jetën dy gra
Dy gra janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm rus në rajon...
-
I përmendi me emra, Lista Srpska i reagon Kurtit: Po akuzon serbë të ndershëm
Subjekti politik serb në Kosovë, Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalimit të kry...
-
GAP: Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme
Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në ...
-
Borrelli pati tri kërkesa, Von Cramon e shton edhe një: Të hetohen sulmuesit e KFOR-it
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon krahas tri ...
-
Gjykimi për shpërthimin në Zhur, njëri i akuzuar mbrohet në heshtje
Në gjykimin për shpërthimin në Zhur, i akuzuari Arben Gashi ka vendosur të mb...
-
Krasniqi takohet për drekë pune me Hovenierin: Raportet Kosovë – ShBA janë të shenjta
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin amerikan në Ko...
-
Aksident mes një veture dhe këmbësori në Prishtinë
Një këmbësor ka marrë lëndime trupore pasi është aksidentuar nga një veturë s...