Lajme

“Refuzimi” i Bislimit në Tiranë, reagojnë nga kabineti i tij

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 17 July 2023

Mediat shqiptare kanë raportuar se Besnik Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë.

Por Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, raportimet e mediave shqiptare i quan të pavërteta.

Ai thotë se pjesëmarrja e Bislimit  në takimin joformal në Tiranë nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.

-Advertisement-

Postimi i tij:

Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.

Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy