Lajme

“Refuzimi i Albin Kurtit që të dalë në emisione e ushqen një precedent shumë të rrezikshëm”

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 15 January 2021

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se refuzimi i kreut të LVV-së, Albin Kurtit që të dalë në emisione e ushqen një precedent shumë ta rrezikshëm në raport me zhvillimin dhe përhapjen e të vërtetave politike si dhe të progresit të mendimit politik.

Këto komente Kuçi i ka bërë përmes një shkrimi.

Ajo thotë se me këtë pozicion ai lë për të kuptuar që po vetmjaftohet me projektin e tij politik dhe si i tillë ai paraqet të vërtetat absolute për çështjet shoqërore.

-Advertisement-

“Ani pse një vit kohë prej që ka përfunduar fushata e kaluar, është kohë e konsiderushme që do të duhej t’i shërbente për t’i avancuar qëndrimet e tija dhe jo t’i konzervoj ato në dogma të pakontestueshme.  Idetë politike duhet t’i nënshtrohen riegzaminimit të vazhdueshëm, vetëm në këtë mënyrë ato reflektojnë nevojën për progresin shoqëror dhe krijojnë hapësirë për përfshirjen e perspektivave të padëgjuara që në të shumtën e rasteve janë perspektiva të grupeve të nëpërkëmbura”, ka thënë Kuçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera