Refugjatet ukrainase në Prishtinë thonë se lufta filloi më herët se që thuhet: Nuk i kemi më vëllezër popullin rus
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 March 2022
Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar deri më tani nga Ukraina, për shkak të pushtimit të Rusisë. Derisa OKB thotë se ky numër i madh i ikjes së popullatës nga vendi amë është kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shkas për këtë rritje është sigurisht frika dhe dëshira e ukrainasëve për t’i shpëtuar fëmijët e tyre nga vdekja, por edhe për t’ia siguruar më të vegjëlve të tyre një të ardhme me më së paku kujtime e trauma nga pamjet tmerruese që ata po i shihnin.
Kështu thanë për infosot.com dy ukrainaset që tani më janë refugjate në një familje kosovare në Prishtinë.
Duke i rrëfyer sfidat përgjatë kalimit të tyre nga Ukraina në Kosovë, Maria Vitalievna Kydurko dhe Yulia Oleksandrivna Obodovskaya, tregojnë se si është bërë thirrje që grate bashkë me fëmijët të largohen nga vendet ku po zhvillohet lufta, në mënyrë që ushtarët dhe populli ukrainas ta kenë më të lehtë luftimit ndaj agresionit rus.
“Fiks në kohën kur ekonomia po rregullohej dhe qeverisja ukrainase po shkonte drejt Evropës, erdhi lufta. Kjo i ka penguar rusëve, që tani më Ukraina dëshiron të shkojë drejt BE-së kështu duke e zgjedhur edhe një president pro-evropian”, fillon rrëfimi i tyre, duke thënë se gjithmonë ukrainasit e kanë ëndërruar rrugën drejt Evropës e jo drejt Rusisë.
Duke kujtuar ngjarjet e para 8 viteve, ku vendeve të Krimesë “i’u vunë kufijtë” nga separatistët rus, ato spjeguan se si qeverisja ukrainase është munduar ta mbajë neutralitetin, pasi që, nëse do të reagonte ushtria ukrainase atë kohë, faji do t’i mbetej Ukrainës për fillimin e luftës dhe jo Rusisë.
“Nuk është lejuar as qarkullimi i civilëve në ato pjesë, sepse çdo veprim i pamatur do të mirej si provokim i luftës nga ana ukrainase”.
Ato kujtuan datën 24 shkurt, si datë të fillimit të luftës pasi që dëgjuan dhe panë shpërthime të armëve, ku presidenti i Rusisë Vladimir Putin i arsyetoi me “operacione speciale të shpëtimit”.
“Sulmi filloi që atëherë sepse u bombardua infrastruktura, autostradat, aeroportet dhe urat, për t’ia pamundësuar popullit ukrainas largimin nga vendi i tyre”, kështu spjeguan ato, duke shtuar se “kinse gabimisht u shkatërruan edhe vendbanimet e shumë ukrainasëve, derisa gënjenin popullin se po luftojnë kundër neonacistave”.
“Pesë ditë përpara fillimit të luftës Amerika ka paralajmëruar se lufta do të fillojë, por më shumë se 50% e popullatës tonë nuk e kemi besuar këtë, pasi që kemi edhe lidhje gjaku me popullin rus dhe nuk besonim se do të ndodhte një gjë e tillë”.
Më tutje, ato thanë se filloi shpërndarja e lajmeve se kinse populli ukrainas po vriten mes vete.
Dy banoret e qytetit të Vinnicya, treguan se burrat dhe bashkëshortët e tyre janë duke luftuar në vendet ku po zhvillohet agresioni më i madh, derisa theksuan se edhe shumë gra të tjera kanë mbetur të ngujuara atje, duke i përmendur edhe nënat dhe motrat e tyre.
Në momentin që kanë filluar të bomdardohen bazat ushtarake ukrainase, dy banoret e kanë marrë vendimin që të largohen nga aty, njëra me dy fëmijët e saj në moshë 8 dhe 10 vjeçare, dhe tjetra me fëminë e saj 9 vjeçar.
Fotografi e fëmijëve ukrainas e realizuar në Prishtinë
“Kur e panë rezistencën e paparë të popullit tonë, ata filluan të egërsohen ndaj neve duke i vravë shumë familje, duke plaçkitur markete por edhe pikat e furnizimit me naftë, pasi që ata kanë menduar se do ta pushtojnë Ukrainën për 2 ditë”.
Sipas fjalës së tyre, ushtria ruse filloi me bombardimin e kanaleve që u caktuan për të lejuar qarkullimin e civilëve.
“Në fillim na thonin se ndihmat e ushqimit kishin ardhur nga rusët, por filluan me bombardime nëpër kanale për t’i marë për vete ushqimet e shumë ndihma të tjera që i erdhën popullit, të cilët po strehoheshin nëpër podrume”.
Një fakt që i ka lënë pa fjalë edhe vetë ato është se populli rus nuk po e beson se një gjë e tillë po ndodh me të vërtetë në Ukrainë, madje ato theksojnë se këtë nuk po e besojnë as familjarët e tyre.
“Kanë kaluar 20 ditë luftë, si nuk po e besoni këtë”, pyet njëra nga refugjatet derisa me mllef thotë se më nuk do t’i konsiderojë vëllezër popullin rus.
Dhe ky mosbesim ka bërë që edhe civilët edhe ushtarët ukrainasë të dërgojnë thirrje ndaj nënave të ushtarëve rus t’i marrin të gjallë apo të vdekur bijtë e tyre luftëtarë, dhe t’i shohin me sytë e vet dëmtimet dhe plagët që kanë shkaktuar në popull ushtarët rus.
“Shpresoj të kryhet sa më shpejtë lufta sepse po sulmohet më shumë populli se ushtria jonë”, janë fjalët e njërës nga refugjatet, e cila me lot në sy kujton pamjet që ajo ka parë gjatë kalimit nëpër qytet ukrainase. Ajo spjegon se si disa qytete janë “rrafshuar” dhe nuk ka mbetur asgjë prej tyre.
Ato dëshiruan t’i dërgojnë mesazhe popullit e ushtrisë së Ukrainës që të mos doëzohen.
“Slava Ukraini”, thanë plot mburrje ato.
Sipas tyre, arsyeja pse pranuan intervistimin nga infosot.com është sepse duan t’I falenderohen popullit e në veçanti Policisë së Kosovës, për mikpritjen dhe ndihmat që ua kanë afruar që nga momenti kur ato arritën në kufi.
“Nuk kemi besuar se do të na priste një mikpritje e tillë nga populli e shteti që nuk i’u është njoftur pavarësia e tij nga shteti ynë”, thane ato.
Për të gjithë ju që dëshironi të sensibilizoheni me dy familjet e ardhura në Prishtinë, mund të na kontaktoni në Redaksinë tonë, por edhe mund të ndihmoni përmes xhirollogarisë së njërës nga anëtaret e kësaj familje prishtinase që hapen dyert për refugjatët rus – 5354250001030990 – TEB Bank.
Të tjera
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...