Lajme

Refugjatët ukrainas po ikin nga Serbia po ia mësyjnë Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 25 March 2022

Darko Trifunoviq, profesor i Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, në një intervistë për televizionin serb, Kurir, ka treguar se refugjatët ukrainas me qëndrim në Beograd pas largimit nga agresioni rus, kanë filluar të largohen në drejtim të Shqipërisë pasi që në Serbi nuk po ndjehen më të sigurt.

“Kam pasur rast të flas me refugjatët ukrainas këtu. Për shkak të propagandës mediale në Serbi dhe është gjë e tmerrshëm për secilin serb, pasi që prindërit me fëmijë nuk ndjehen të sigurt këtu. Serbia është i vetmi shtet në Evropë ku media të caktuara e arsyetojnë luftën agresore të Rusisë”, ka thënë Trifunoviq

Tutje Trifunoviq ka treguar se disa prej familjeve ukrainase që i ka takuar ai, kanë konfirmuar largimin e tyre nga Serbia për Shqipëri.

-Advertisement-

“Kam takuar dje njerëz në pompë të benzinës me targa të Ukrainës, katër vetura me fëmijë, u jam afruar dhe i kam pyetur ku po shkojnë dhe ata më kanë thënë se po shkojnë në Shqipëri pasi që në Serbi nuk po ndjehemi të sigurt. Dhe kjo për mua ishte tepër e rëndë. Kjo po ndodh falë gjeneralëve tanë, njerëzve tanë… ja çfarë bëjnë” tha ai.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Përveç kësaj, në Beograd po mbahen edhe protesta në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera