Lajme

Refugjatët nuk paraqiten në Polici, flejnë nëpër rrugë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 17 January 2021

Disa refugjatë në fshatin Vranidoll bëjnë gjumin në ndërtesa të pabanuara dhe në rrugë

Pasi që janë vetem dy shtretër, aty banojnë vetem dy persona.

Por për tu mbulur kane vetem këtë mbulesë, në këtë ndërtesë të pabanuar e cila gjendet në fshatin Vranidoll.

-Advertisement-

Megjithatë edhe pse kanë pak batanije, duket se ushqim kanë mjaftushëm.

Duket se ushqim mjaftushëm ka edhe ky emigrant që jeton një ndërtesë me tutje.

Por gjumin e bënë vetëm në këta karton.

E per tu ngrohur duket se ky emigrant kishte ndezur nje zjarr.

Keshtu po jetojne disa refugjate qe erdhen nga vendet e lindjes.

Ata nuk u gjenden këtu gjatë kohës sa ekipi i televizionit qëndroi.

Banorët e fshatiti Vranidoll thanë ata vetëm gjumin e bëjnë në këtë pjesë, pasi që gjatë tërë ditës vizitojnë qytetin e Prishtinës.

E kjo po ndohë pasi Qendra e Azilanteve ne Vranidoll nuk po i lejon ata te hynë aty.

Pasi qe sipas tyre ata nuk jane paraqitur per te kerkuar azil tek Policia e Kosovës apo tek qendra e tyre në Magure.

Kete e konfirmon edhe Fitim Zariqi nga kjo qender.

Ai tregon edhe se nga cilat vende vijnë këta emigrantë.

Kurse edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se të gjithë refugjatët që kërkojnë azil sistemohen.

Por ata fillimisht duhet ta kërkojnë atë.

Në dy vitet e fundit numri i emigrantëve e që kanë hyrë në Kosovë ka rënë, dhe se numri pritet të jetë më i vogël edhe këtë vit thanë zyrtarët e qendrave të Azilit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera