Lajme

Refugjatët nga Ukraina, 141,500 njerëz kaluan kufirin polak brenda 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 08 March 2022

Agjensia e Gardës Kufitare polake, ka njoftuar se 1.2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

Me anë të një postimi në “Twitter”, agjensia tha se vetëm të hënën, 141,500 njerëz kaluan kufirin, pak më pak se rekordi ditor i së dielës prej 142,300.

Po ashtu, thuhet se rreth 90% e njerëzve që ikin janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë.

-Advertisement-

Polonia ishte tashmë shtëpia e shumë ukrainasve dhe shumë kanë ardhur për të qëndruar me familjen ose miqtë këtu.

Mijëra polakë po presin refugjatë edhe në shtëpitë e tyre, dhe sot parlamenti i Polonisë do të debatojë legjislacionin e urgjencës për të kompensuar ata që bëjnë shpenzimet e tyre shtesë.

Legjislacioni do të lejojë gjithashtu ukrainasit të jetojnë dhe punojnë në Poloni për 18 muaj dhe të marrin kujdes shëndetësor dhe shkollim falas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera