Lajme

Reformat në arsim në Kamenicë, kryetari i ri i shfuqizon pjesërisht vendimet

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 30 Dhjetor 2021

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shfuqizuar pjesërisht vendimet për riorganizimin e mësimit në këtë komunë të cilat ishin marrë nga ish-kryetari Qëndron Kastrati. Shfuqizimi i vendimeve sipas njoftimit të Komunës vjen përshkak se në disa shkolla nuk është duke u zhvilluar mësimi si pasojë e mospajtimit për transferimin e nxënësve në shkolla tjera.

Përmes një njoftimi nga komuna e Kamenicës, Drejtoria Komunale ka propozuar anulimin e pjesërisht të vendimeve për riorganizimin e arsimit.

“Kryetari Rahimaj shfuqizon pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit Drejtoria Komunale e Arsimit ka propozuar anulimin e pjesërishëm të vendimeve Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019 dhe Sh.02.Nr.19870 të datës 10.09.2020 për riorganizimin e arsimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy