Lajme

Reforma Zgjedhore, Cakolli: Mbetet të shihet në vullnetin politik

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 18 April 2022

Java që lamë pas është formuar një komision i posaçëm për Reformën Zgjedhore, me ç`rast u nënshkrua një deklaratë e përbashkët për themelimin e këtij komisioni, ku u dakordua për formulën e formimit të këtij komisioni.

Për këtë çështje, në “imazh i ditës” foli Eugen Cakolli, hulumtues në IDK.

“E përbashkëta e kësaj është se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik në përmbylljen e kësaj iniciative, në themelimin e komisionit ’ad hoc’ për Reformën Zgjedhore dhe prapë ngelet në vullnetin e tyre në përmbylljen e kësaj çështjeje, sepse , kështu, ngajshëm ka qenë edhe para tre vjetësh, por nuk ka pasur vullnet politik në zbatimin e marrëveshjes për këtë çështje’’, deklaroi Cakolli.

-Advertisement-

Ai më tej shtoi se deklarativisht partitë politike janë deklaruar pro ndryshimeve në Reformën Zgjedhore, por kjo nuk është përkthyer në vullnetin politik në adresimin e zgjidhjeve të çështjeve, duke arsyetuar se ato probleme janë të karakterit teknik.

“Probelmet në Reformën Zgjedhore janë të karakterit politik, fjala vjen, çështja e zgjedhjes së Presidentit, ndarja në zona zgjedhore, etj.’’, theksoi mes tjerash Cakolli në RTK.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera