“Reforma Ligjore dhe Administrative – Progresi dhe Planifikimi”, temë e Punëtorisë Vjetore të KGjK dhe GIZ
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 29 January 2018
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Projekti i GIZ, kanë mbajtur sot Punëtorinë Vjetore të Partnerëve të Projektit, ‘Reforma Ligjore dhe Administrative – Progresi dhe Planifikimi‘. Me këtë rast është bërë vlerësimi i progresit të punës me partner për vitin 2017 dhe prezentimi i aktiviteteve për vitin 2018.
Të pranishëm në këtë takim si partner tjerë ishin edhe: përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë, Gjykata Themelore e Prishtinës, Gjykata Themelore e Mitrovicës, Ministria e Administratës Publike, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Agjensioni për Barazi Gjinore.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryesuesi i KGjK, Nehat Idrizi, i cili e vlerësoi lartë Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për përkrahjen e vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës në ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht të institucioneve të sundimit të ligjit, me fokus të veçantë tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Akademia e Drejtësisë dhe Gjykatat, por pa përjashtuar këtu edhe institucionet tjera në nivel vendi. Por si përpjekje konkrete për asistencë në ngritje të kapaciteteve institucionale, ai e cilësoi ’Projektin për Reformë Ligjore dhe Administrative.
Gjatë takimit, roli i projektit në fjalë u cilësua si i rëndësishëm dhe mbështetës për fuqizimin e kapaciteteve të Gjykatave, më konkretisht Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si Departament që merret ekskluzivisht me lëndët e natyrës administrative. Projekti në këtë fushë ka synuar zvogëlimin e rasteve gjyqësore të grumbulluara në këtë Departament, dhë këtë përmes dy mënyrave, së pari, duke fuqizuar kontrollin e brendshëm të akteve administrative nga vetë personeli i administratës, dhe së dyti, duke ngritur efikasitetin e brendshëm të vetë Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore, duke përmirësuar procedurat e brendshme dhe rritjen e transparencës, duke përfshirë edhe publikimin e aktgjykimeve.
Pjesë tjetër dhe jo më pak e rëndësishme e Projektit i dedikohet edhe asistencës procesit të integrimit të sistemit gjyqësor në Veri, një proces ky mjaft sfidues, por edhe një nga sukseset e gjyqësorit në përgjithësi, falë përkushtimit të të gjithë akterëve të përfshirë në proces.
‘Kjo komponentë duhet parë gjithashtu, me mjaft vëmendje pasiqë fusha e intervenimit të Projektit do të jetë dobiprurëse për vet gjyqtarët dhe stafin administrativ të integruar në gjykatat në Veri. Projekti do të ndihmojë në shkëmbimet profesionale mes stafit gjyqësor dhe jo-gjyqësor në gjykatat në Veri dhe Jug, kësisoj duke ndërtuar urat e komunikimit dhe shkëmbimit institucional në fillimet e implementimit të integrimit të gjyqësorit‘, – tha në mes tjerash kryesuesi Idrizi.
Nga ana tjetë, Karl Weber, Udhëheqës i Projektit të GIZ, ‘Reformë Ligjore dhe Administrative – Progresi dhe Planifikimi‘, shprehu kënaqësi të veçantë që ishte sot në mes të partnerëve për të vlerësuar progresin e punës një vjeçare dhe për të shpalosur Planin vjetor për vitin 2018.
‘Nuk do të mungoi bashkëpunimi me ju dhe do të keni mbështetje edhe më të madhe pasi që, vet natyra e punës sonë është që me përpjekjet tona, t’ju mbështesim në ngritjen e efikasitetit të punës dhe të një gjyqësori më funksional në shërbim të qytetarëve’ – theksoi Weber.
Të gjithë partnerët e këtij Projekti, njëzëri e falënderuan GIZ-in, edhe emër të kolegëve të institucioneve të tyre, për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme, ku me anë të trajnimeve, ky Projekt bazuar në objektivat e veta ka pasur si qëllim kryesor që institucionet gjyqësore dhe administrative të sigurojnë themele të vendimeve të pa anshme dhe të arsyetuara mirë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...