Refleksion: “Sis’lej baglat”
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 18 September 2018
“Të bashkuar për kafshët.” // “Vuajtja nuk është art” // “Sis’lej baglat!” // “S. Xhafa, ke pak mirëkuptim.”
Mirëkuptim?
Për kend?
Për lopët? Për Ty? Për Juve?
Arti nuk është mirëkuptim. Madje, arti nuk kërkon mirëkuptim; nuk do të duhej të kërkonte mirëkuptim.
Arti nuk mund të mendohet përmes kornizës së mirëkuptimit. Mirëkuptimi korrupton artin. Ndërsa, roli
i artit është që të korruptoj mirëkuptimin. Vet fakti që ju keni kërkuar mirëkuptim nga Unë, do të thot
që arti im ju ka korruptuar. Ju jeni subjekte të korruptuara të artit tim. Prandaj, unë i gëzohem këtij
fakti. Edhe lopët festojnë nga ky korruptim i disa subjekteve nga arti im. Unë dhe Lopët festojmë. E
gëzohemi.
Baglat?
Fabrizio de Andre, njëri prej kantautorëve më të njohur italian këndonte: “Nga diamantët nuk lind
asgjë, nga baglat lindin lulet.”. E kuptuat? Nga baglat e lopëve lindi një krijim artistik, dhe si pasojë e tij, një subjekt i korruptuar. Për këtë arsye unë i çmoj baglat. Tek e fundit, kush jam unë që mos t’i çmoj baglat? Askush. Për (mikro)borgjezinë kosovare bagla përfaqëson figurën e fytyrërreshkurit/es.
Ata/o që jetojnë nga baglat. Dhe jo nga diamantët. Ata/o që përbuzën nga (mikro)borgjezia. Baglat në
artin tim janë formë e solidaritet me fytyrërreshkurit/et e Kosovës. Prandaj, siç do të brohoritej në
Shqipërinë e të gjashtëdhjetave: “Rrofshin baglat.”. Hm, ndoshta ky do të jetë titulli i performancës së ardhshme!
Vuajtja nuk është art?
Oh, sa e pakuptimtë. Sa bajate! Moralizuese! Nuk e kuptuat ende që arti, pëveç se nuk kërkon
mirëkuptim, aq më pak kërkon moral. Morali të rrijë me moralizuesit. Sikurse Ju. Vuajtja nuk është
art!! Theodor Adorno shkruante: “Njëri prej kushteve të së Vërtetës është që të lejojë vuajtjen të
flasë.” Dhe, Vuajtja foli. Foli përmes moralizuesve që kërkuan mirëkuptim. Subjektet moralizuese që
kërkuan mirëkuptim nga arti im jo vetëm që u korruptuan, por arritën që ti japin zë vuajtjes.
Fytyrërreshkurve të Kosovës. Viktimave të konsumerizmit. Viktimave të borgjezisë. Viktimave të
aparatit shtetëror. Viktimave të mushkonjave. Viktimave të spektaklit. Oh, spektakli! Ky opium që ka
për qëllim që t’i identifikojë subjektet me komoditete dhe kënaqësinë me mbijetesë.
Të bashkuar për kafshët.
Të bashkuar për viktimat e konsumerizmit.
Të bashkuar kundër (mikro)borgjezisë.
Të bashkuar kundër aparatit shtetëror.
Të bashkuar kundër mushkonjave.
Të bashkuar kundër spektaklit
Të bashkuar me të gjithë fytyrërreshkurit/et e Kosovës.
Edhe Unë ju bashkohem.
Le të bashkohemi!
Shtator 2018, Ahër
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...