Sport

Referi reagon pasi u rrah: Më kanë sulmuar disa persona të kryesisë, jemi ende në polici

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 29 November 2020

Dhuna në futbollin kosovar assesi të ndalet. Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku ka shpërthyer “dajaku”.

Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.

Pas ndeshjes është arrestuar nga Policia e Kosovës, trajneri i Vitisë, Milaim Zuzaku derisa në një video të siguruar nga “Zeri.info”, Zuzaku shihet duke u arrestuar.

-Advertisement-

Zeri.info” e ka kontaktuar gjyqtarin Tahiri në lidhje me këtë rast, derisa ai thotë se përveç tij, janë sulmuar edhe gjyqtarët tjerë të kësaj ndeshje.

“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të kryesisë së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore”, deklaroi Fatmir Tahiri.

“Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, përfundoi ai.

Image

Ndryshe, 2 Korriku e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të në Ligën e Parë.

2 Korriku me këtë fitore ndodhet në pozitën e shtatë me 17 pikë kurse Vitia ndodhet e treta me 20 sosh.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera