Lajme

Redaktorja e lajmeve qendrore në RTK: Distancohem me keqardhje, në 25 vite karrierë nuk jam ndier e turpëruar

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 23 July 2024

Blerta Foniqi Kabashi, redaktore e lajmeve qendrore në RTK ka reaguar pas publikimit të një shkrimi në RTK, ku sulmohen Periskopi dhe Nacionale.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Foniqi Kabashi është shprehur se për 25 vite në gazetari, nuk mban mend ndonjë situatë kur është ndier më e turpëruar

“Për këto 25 vjet në gazetari, nuk e mbaj në mend asnjë moment kur jam ndier e turpëruar. Pëkundrazi, jam munduar që të jap kontribut profesional në çdo situatë.  Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale, pa u frikësuar e nënshtruar ndaj askujt!” – ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Në fund, Foniqi Kabashi ka thënë se ndjen keqardhje për zhvillimet e fundit.

“Andaj, pa qenë fare përgjegjëse për situatën e fundit të krijuar, ndjej keqardhje dhe krejt çka mund të bëjë, është të vazhdoj të punoj me profesionalizëm dhe pa kompromis brenda përgjegjësive të mija dhe vetëm duke verifikuar informacionet!”

Ndryshe, RTK-ja mbrëmë sulmoi Nacionalen e Periskopin duke cituar një medium jokredibil boshnjak.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera