Lajme

Redaktorja e BBC-së dorëhiqet për shkak të diskriminimit në pagë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 08 January 2018

Redaktorja e BBC-së për Kinën, Carrie Gracies, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në Pekin për të protestuar në atë që e ka quajtur dështim për të përmbushur hapësirën në pagesë mes grave dhe burrave në BBC.
Largimi i Carrie Gracies është hapi i fundit që është marrë pas publikimit të niveleve të pagesës në BBC për vitin 2017, që rezultoi se burrat përbënin dy të tretën e listës së punëtorëve më të paguar.

Gracie, veterane e BBC-së për 30 vjet, ka thënë përmes një deklarate në sajtin e saj se nuk ka mundur të ketë performaca të larta në punën e saj derisa ka qenë në konflikt me udhëheqësit e saj rreth pabarazisë në pagesë.

Ajo ka thënë se nuk është duke kërkuar më shumë para për veten mirëpo i ka kërkuar BBC-së të respektojë ligjin britanik, i cili kërkon pagesë të barabartë për punë të barabartë.

-Advertisement-

“BBC duhet ta pranojë problemin, të kërkojë falje dhe të krijojë një strukturë të barabartë, të drejtë dhe transparente të pagesës”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera