Reciprociteti për targat, Vuçiq e quan “veprim barbar e kriminal të Prishtinës”
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 21 September 2021
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka marrë një propozim nga vendet fqinje për të arritur një kompromis sa i përket gjendjes së krijuar në veri të Kosovës, mirëpo e ka refuzuar atë.
Derisa vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së veturave me targa ‘KS’ nga Serbia dhe zëvendësimin me targa të përkohshme ‘RKS’, ai e ka quajtur veprim barbar e kriminal të Prishtinës.
“Në një bisedë me përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme mora një propozim për një zgjidhje kompromisi, por unë e refuzova. Më lejoni ta përkthej për ju – është një zgjidhje sipas së cilës shqiptarët do të heqin dorë nga rreth 70% të asaj që kishin planifikuar të bënin, por do të prezantojnë 20 deri në 30% të masave. Unë ju thashë se e refuzova dhe pastaj mora miratimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të. Jam lodhur nga politika e aktit të kryer. Askush nuk do të pajtohet më me veprimet barbare dhe kriminale të Prishtinës”, ka thënë Vuçiq.
Këto deklarata ai i dha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua për situatën në veri dhe presidenti serb kërkoi largimin e trupave të Kosovës nga veriu dhe një përgjigje urgjente për këtë nga Bashkimi Evropian./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































