Reciprociteti në targa ndaj Serbisë, ekspertët e sigurisë flasin për Infokus
Autori: Doresa Geci
16:18 | 21 Shtator 2021
Që nga dita e hënë, autoritetet në Kosovë janë vënë në zbatim të vendimit të Qeverisë për vendosjen e masës së reciprocitet në targa me Serbinë.
Me vendimin qeveritar, automjetet që vijnë nga Serbia duhet të pajisen me tabela RKS, shkruan Gazeta Infokus.
Një masë e tillë reciprociteti është parë në pikëpamje të ndryshme nga ekspertet e sigurisë.
Nuredin Ibishi, njohësi i çështjeve të sigurisë, thotë se ky vendimi nuk e kufizon lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë, shkruan Gazeta Infokus.
“Kjo nuk ka të bëjë më kufizimin e lëvizjes së lirë, por përkundrazi përcakton masat që janë minore reciproke në krahasim me masat që ka vendosur Serbia. Tash reagimi i serbëve ka bërë që të bllokohen rrugët edhe kjo besoj që nuk do të zgjasë shumë, por na duhet të jemi të vëmendshëm, sepse regjimi serb do të shfrytëzoj këtë”, ka deklaruar Ibishi për Infokus.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka kërkuar nga të gjithë t’i respektojnë veprimet e Policisë të cilët janë duke e zbatuar ligjin.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Speciale, ka vepruar konform detyrave dhe përgjegjësive të cilat burojnë nga autorizimet ligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ligje të cilat janë të zbatueshme në gjithë territorin e RKS-së. Këto veprime policore duhet përshëndetur nga të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike. Të gjithë etnitetet në Kosovë duhet t’i respektojnë veprimet policore të cilat janë konform ligjeve në fuqi, në të kundërtën policia e ka për obligim zbatimin e ligjeve, pavarësisht rajoneve”, ka thënë Elezi për Infokus.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme RKS në automjetet që vijnë nga Serbia, mund të cenojë sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus, eksperti tjetër i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Shala ka thënë se një veprim i tillë mund të nxisë, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të bëjë veprime kriminale.
“Duhet analizuar nëse ky veprim e cenon sigurinë e përgjithshme në atë pjesë të territorit, si dhe a mund të pengoj mbarëvajtjen e punës së pikave kufitare me shtetin e Serbisë. Kjo mbetet të shihet se si do ta përdor këtë veprim Beogradi zyrtar në Bruksel. Në anë tjetër, siç dimë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deri më tani dhe në të kaluarën ka përdorur mekanizma kriminal për të jetësuar interesat politike në territorin e Kosovës, siç ishte djegia e pikave kufitare pas shpalljes së pavarësisë më 2008”, ka thënë Shala për Infokus.
Sipas vendimit të Qeverisë, obligohen që të gjitha automjetet që mbajnëtarga të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove./Gazeta Infokus//

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
































