Lajme

Reçica u premton kosovarëve punësim në vendet e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 06 June 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në takim një delegacion të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë, si dhe të GIZ-it gjerman në Kosovë.

Në këtë takim, u diskutua për për rritje të punësimit në vend dhe përpjekjet të cilat po bëhen në lidhje me marrëveshjeve për punësim sezonal në vendet e BE-së, shkruan GazetaFokus.

Ministri Reçica e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në ‘facebook’ “Sot prita në takim një delegacion të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë, si dhe të GIZ-it gjerman në Kosovë.

-Advertisement-

I njoftova rreth situatës sa i përket tregut të punës në Republikën e Kosovës dhe përpjekjeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për rritje të punësimit në vend.

Bashkë me përfaqësuesit gjerman diskutuam rreth punësimit sezonal, ku tregova se MPMS po bënë përpjekje maksimale për lidhje të marrëveshjeve për punësim sezonal me shtetet e BE-së dhe më gjerë.

Me këtë rast, kërkova bashkëpunim nga qeveria gjermane, në mënyrë që të mund të kemi një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Gjermanisë”/GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera