Lajme

Reçica: Po shikojmë mundësinë e kompensimit të personave të dhunuar

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 08 March 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha sot se janë në procedurë për draftimin e konceptit të Ligjit të ri të punës, si dhe janë duke finalizuar Ligjin e ri të Inspektoratit që shumë shpejt do të përcillet për miratim në parlament.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional”, disa deputet kanë ngritur çështjen e diktimimit të gjinisë femërore në vendet e punës, shkruan Infokusi.

Reçica tha se është i vetëdijshëm për situatën rreth kësaj çështje, porse kjo gjendje është e trashëguar.

-Advertisement-

Sipas ministrit Reçica, Ligji i ri i punës dhe ai i Inspektoratit do të ndihmojnë në të ardhmen që marrëdhëniet kontraktuale, punëdhënës-punëmarrës, jo vetëm sa i përket gjinisë femërore, por në përgjithësi, të gjejnë zbatim ashtu siç kërkohet.

“Nuk po shikojmë vetëm mundësinë se si të gjejmë rrugë për rastet e caktuara qoftë të viktimave gra apo edhe të fëmijëve, por të gjejmë mënyra se si ato t’i kompensojmë. Ne jemi duke punuar shumë që krahas kompensimeve ligjore që mund të jenë për raste të caktuara, të krijojmë mundësi më të mëdha që gratë e veçanërisht ato të përfshira nga dhuna qoftë në familje,  qoftë ndonjë dhunë tjetër të integrohen në jetën institucionale, por edhe të sigurohen vende të punës që integrimi i tyre në marrëdhënie të punës të jetë një lehtësirë për tejkalimin e situatave të tilla”, ka thënë ministri Reçica.

Ndryshe, në vitin e kaluar kanë qenë mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera