Lajme

Reçica, merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare në Maltë

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 27 April 2017

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, po merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, nga 26-28 prill.

Nga vendet e regjionit, që nuk janë pjesë e BE-së, është duke marrë pjesë vetëm Kosova, e përfaqësuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.

Në ditën e parë të konferencës, është mbajtur takimi i kryetarëve të Komisioneve për punë të jashtme dhe është shtruar darkë nga nikoqiri Luciano Busuttil, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit të Maltës.

-Advertisement-

Konferencës sot do t’i Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe Zëvendës-Presidente e Komisionit Evropian, David McAllister, Kryetar i Komisionit  për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, George Vella, ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela, ministër i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Maltës, Ċensu Galea, nënkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, si dhe personalitete të tjera, pjesëmarrëse në konferencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera