Lajme

Reçica merr mbështetje për reformat e MPMS-së nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 14 December 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim njohës ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Reçica e njoftoi ambasadorin amerikan për reformat që ka ndërmarrë MPMS në fushën e marrëdhënies së punës, fushën pensionale, atë sociale dhe fusha tjera, reforma që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme për qytetarët e Kosovës.

Ministri falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të po i japin Kosovës, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe gjithashtu për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për formimin e ushtrisë së saj.

-Advertisement-

Ambasadori Kosnett shprehi interesimin tij për reformat e ndërmarra nga ana e MPMS dhe për përpjekjet e ministrit dhe të MPMS-së për të avancuar të drejtat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera