Lajme

Reçica: Jemi angazhuar për largim të kritereve diskriminuese për përfitim të asistencës

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 09 December 2019

Ministri në detyrë I Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica është deklaruar rreth cështjes së ndaljes së asistencës sociale për një muaj, për personat që janë angazhuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.

Statusi i plotë i Reçicës:

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke zbatuar në përpikëri ligjet në fuqi që përcaktojnë obligimet tona si institucion, karshi të drejtave të qytetarëve në Kosovë.

-Advertisement-

Sa për informim të qytetarëve që iu është ndalur pagesa e ndihmës sociale për muajin e zgjedhjeve, ju rikujtojmë, se Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë rregullohet me Ligjin bazë, Nr.2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, dhe me Ligjin Nr.04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë;
Neni 5 i Ligjit bazë përcakton kriteret për përfitim të asistencës sociale dhe një nga kriteret në ligj, iu pamundëson përfituesve të asistencës sociale që të kyçen në marrëdhënie pune ose të përfitojnë të ardhura që konsiderohen të llogaritshme.

Lidhur me zbatimin e ligjit në fuqi, MPMS është e obliguar që të zbatojë edhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, me ç’rast bashkëpunon me Administratën Tatimore të Kosovës, lidhur me filtrimin e të hyrave të llogaritshme për secilën familje, për secilin muaj. Me rastin e të hyrave të llogaritshme në llogari të këtyre familjeve, qoftë edhe për një muaj të vetëm, atëherë kësaj familje për atë muaj i ndalohet ndihma sociale.

Duke i konsideruar diskriminuese kriteret e lartpërmendura, në fillim të mandatit qeverisës, nën drejtimin tim si ministër, MPMS ka iniciuar reformë të skemës së ndihmës sociale në vend. Kemi hartuar Koncept-Dokumentin për Skemën e Ndihmës Sociale, në të cilin është paraparë që në vitin 2020 të kemi një ligj komplet të ri, ku do të eliminoheshin kriteret e shumta diskriminuese të ligjit aktual, të cilin e kanë miratuar atë botë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që sot po kritikojnë MPMS-në për shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Derisa MPMS e ka publikuar këtë Koncept-Dokument, nga partitë e tjera është konsideruar se është vetëm për fushatë zgjedhore, por kjo situatë e krijuar tregon më së miri se ne kemi identifikuar dhe iniciuar reformat e thella në MPMS, vetëm e vetëm që qytetarët e vendit të mos ballafaqohen me situata të tilla sikurse kjo që ka ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera