Lajme

Reçica gëzon komunitetet pakicë në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 07 June 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Danez për Refugjatë në Kosovë.

Marrëveshja qëllim ka aftësimin për punë të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në rajonin e Mitrovicës Kristen Stec nga Këshillin Danez për Refugjatë tha se marrëveshja qëllim ka përgatitjen e këtyre personave për tregun e punës, shkruan Gazeta Fokus.

Ndersa Reqica përmes llogarisë se tij në Facebook tha se qëllim ka angazhimin më të madh të grave dhe të rinjve të rikthyer në Kosovë.

-Advertisement-

“Bashkë me drejtoreshën për Kosovë të Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), znj.Kristen Stec, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit që ka për qëllim uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë dhe komuniteteve të cenueshme në Mitrovicë, si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës, me fokus gratë, të rinjtë dhe të rikthyerit. Falënderova znj. Stec për bashkëpunimin dhe i ofrova gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për projekte të ngjashme edhe në të ardhmen, ku kërkova që të tilla iniciativa të shtrihen edhe në komuna tjera të Kosovës”, ka shkruar Reqica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera