Lajme

Reçica – deputetëve: Votojeni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 20 November 2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka folur për rëndësinë e votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ku veç një serë masash që parashihen për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, është edhe tërheqja e 10% e trustit për secilin qytetar.

“Ne si partner politik jemi duke diskutuar dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën me numrat në parlament, por, nuk duhet të shihet nga prizmi politik e partiak interesi dhe jeta e qytetarëve, por secili deputet duhet të jenë njëzëri dhe të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë ministri Reçica.

 

-Advertisement-

Ministri Reçica këtë kërkesë në adresë të deputetëve e ka bërë gjatë debatit televiziv ku po diskutohet për strategjinë e punësimit dhe krizën ekonomike me covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera