Lajme

Reçica beson se demarkacioni do të kalojë

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 28 February 2018

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se të mërkurën në Kuvend demarkacioni do të kalojë.

“I kemi 78 vota, por jam i bindur që do të sigurohen edhe votat tjera, të mjaftueshme për të kaluar demarkacioni”, ka theksuar Reçica.

Sa i përket deputetit të PDK’së, Nait Hasani, që është deklaruar disa herë kundër kësaj marrëveshje, Reçica, thotë se, edhe pse e ka unin e vet, ai të mërkurën do të rreshtohet me deputetët tjerë të PDK-së, që janë pro kësaj marrëveshje.

-Advertisement-

Reçica ka folur edhe për aneks marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi dhe raportit të Bulliqit. “Të trija dokumentet e kanë rëndësinë e vet dhe si të tilla kanë me qenë efektive në momentin e kalimit të kësaj marrëveshje”, është shprehur ai, shkruan Rrokum.tv

Më tej, deputeti i PDK-së ka përmendur tri prioritetet e partisë së tij në këtë koalicion qeverisës. “Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe liberalizimi i vizave”, ka treguar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera