Lajme

Recesion e dëshpërim, rritet numri i vetëvrasjeve familjare në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 13 November 2019

Fatih njihet si një nga lagjet më konservatore të Stambollit. Javën e kaluar disa njerëz në zonë panë një shënim bashkangjitur derës së një banese: “Kujdes! Ka cianur brenda. Thirrni policinë. Mos hyni”.

Kushdo që shkroi shënimin kishte dashur të mbronte fqinjët nga një substancë toksike, shkruan “The Guardian”.

Kur mbërriti policia gjeti katër trupa – dy burra, dy gra, të moshës 48 deri në 60 vjeç. Të vdekurit ishin të gjithë nga e njëjta familje, Yetişkins, dhe kishin qenë banorë të lagjes për dekada të tëra. Vëllezërit dhe motrat sipas miqve, jetonin në vështirësi të mëdha ekonomike; vetëm paga e njërës motër, një mësuese muzike, I mbante disi larg kreditorët.

-Advertisement-

Në pamundësi për të gjetur punë e për të mbuluar borxhet në rritje të familjes, ata përballeshin me depresionin dhe ankthin.”Ishin njerëz shumë të mirë. Atë që bënë, e bënë për shkak të varfërisë” , tha një shitës lokal që i njihte prej një kohe të gjatë.

Disa orë pasi trupat u dërguan për ceremoninë e varrimit, kompania e energjisë elektrike preu dritat në apartamentin e tyre për shkak të faturave të papaguara. Të nesërmen, u gjet e vdekur një familje në Antalia.

Fëmijët, të cilët ishin nëntë e pesë vjeç, ishin bashkë, ende me duar të kapura me njëri tjetrin. Babai kishte qenë i papunë për një kohë të gjatë dhe la një shënim ku shpjegonte vështirësitë që kishte kaluar.

Këtë herë askush në mediat pro-qeveritare nuk fajësoi librat që kishte lexuar familja. Në vend të kësaj u sugjerua që shitjet e cianurit të ndalohen për të paktën për disa muaj.

Që prej vitit 2012 ka pasur një rritje dramatike të vetëvrasjeve në Turqi, një vend ku vetëvrasja në përgjithësi konsiderohet si “mëkat”.

Në 2018-tën, sipas statistikave zyrtare, 3,161 persona i dhanë fund jetës në vend. Shkalla e vetëvrasjeve tani është në tetë persona në ditë, dhe dhjetëra të tjerë e provojnë atë.

Ata që shkruajnë në mënyrë kritike ndaj këtij fenomeni e thonë se pas rritjes drastike të nivelit të vetëvrasjeve në Turqi qëndrojnë faktorët socio-ekonomikë, akuzohen si tradhtarë, shkruan “The Guardian”, dhe quhen persona me një “axhendë të fshehur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera