Lajme

Edi Rama, largon një grua nga takimi: Ik nga këtu, nuk lejoj provokime

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 02 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot disa nga banorët në zonën e ish-Kënetës, ku nuk ka kaluar pa debate të pakëndshme.

Rama gjatë takimit me banorët ka biseduar për dëmet të cilat i kanë shkaktuar tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur më 26 nëntor.

Mirëpo, gjatë takimit një banore pati një pyetje e cila nuk kishte të bënte me dëmet që i kishin bërë tërmetet, dhe kjo e bëri
kryeministrin Rama që ta largonte atë nga takimi.

-Advertisement-

“Ik largohu që këtu. S’të vjen zor, s’të vjen. Largohu që këtu, ka kufij çdo gjë. Nuk lejoj as sharje dhe as provokime. Provokator këtu nuk pranoj. Ato që iu a kanë mësuar nga televizori juve shkoni dhe thuajini në televizor”, ka thënë Rama.

Ndryshe, nga tërmetet e fuqishme që kanë ndodhur në Shqipëri kanë humbur jetën 52 persona, si dhe janë lënduar afro 1 mijë persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera