Sport

Realizoi gol në sekondën e fundit, këto janë fjalët emocionuese të Alissonit pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 16 May 2021

Liverpooli i ka mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, falë portierit Alisson Becker, i cili ia dhuroi fitoren skuadrës së tij më një gol të realizuar në sekondën e fundit në takimin që ‘The Redes’ e fituan në udhëtim të West Bromi me rezultat 1-2, shkruan Gazeta inFokus.

Portieri brazilian arriti të shënonte me kokë në minutën e 95’ të ndeshjes për ti elektrizuar bashklojtarët dhe trajnerin Jurgen Klopp, pasi barazimi do të ia shuante gjasat për zonën Champions.

Pasi realizoi golin e tri pikëve të arta, Alisson, u shfaq i emocionuar dhe pas ndeshjes golin ia dedikoi babait të tij, i cili humbi jetën javë më parë.

-Advertisement-

“Kam luajtur futboll prej se kam lindur me babain tim. Shpresoj që ai ishte këtu për ta parë golin. Jam i sigurt që është duke festuar” deklaroi Alisson.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli renditet i pesti me 63 pikë, një me pak se Chelsea që renditet i katërti dhe tri me pak se Leicesteri që pozicionohet i treti, dy xhiro pa përfunduar kampionati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera