Sport

Realizohet eurogol në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 15 February 2020

Sot ka nisur stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Aktualisht janë duke u zhvilluar tri takime, Prishtina – Vushtrria, Ballkani – Drenica dhe Ferizaj – Feronikeli.

Nga këto tri ndeshje pas 15 minutave lojë janë realizuar vetëm dy gol.

-Advertisement-

Që të dy golat janë shënuar në duelin, Prishtina – Vushtrria.

Endrit Krasniqi ka kaluar Prishtinën në epërsi në minutën e tretë të takimit.

Krasniqi realizo një eurogol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 1-0, ndërsa në minutën e 11’ rezultatin e dyfishoj Otto John, i cili lehtësisht dërgoi topin në rrjetë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera