Lajme

Realiteti i qeverisjes se Shpend Ahmetit: Gjithandej në “Mati 1” banorët e rrezikuar nga ndërtimet e larta (VIDEO/FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 17 October 2019

Rrezikun për jetë banorët  e lagjes “Mati 1” nuk  e kanë vetëm nga mungesa e trotuareve.

Por këta qytetaret të kësaj lagjeje kohëve të fundit po ballafaqohen edhe më një problem tjetër.

“Mati 1” është duke u ngulfatur nga ndërtesat që janë duke u bërë në këtë pjesë të Prishtinës.

-Advertisement-

E të rrezikuar nga këto ndërtesa po janë banorët e kësaj lagjeje, shkruan Gazeta inFokus.

Në secilën rrugicë të “Matit 1”gjithandej janë duke u bërë ndërtime të larta e ku vend punishtet nuk kanë asnjë masë sigurie .

Në bazë të disa fotografive dhe videove të siguruar nga Gazeta inFokus mund të shihni edhe tmerrin që po përjetojnë qytetaret e kësaj pjesë të kryeqytetit

Gazeta inFokus muaj më parë kishe raportuar për gjendjen e trotuareve në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1.

Taksistët po shfrytëzojnë trotuarin e kësaj rruge për të parkuar veturat e tyre.

Parkimi i këtyre veturave po benë që kalimtarët të vetëm zgjidhje për të kaluar të kenë rrugën kryesore , gjë e cila po rrezikon edhe jetën e tyre./Gazeta inFokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera