Sport

Realit i kthehen dy superlojtarë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 11 December 2017

Real Madrid ka kryer stërvitjen e sotme në Abu Dhabi, para ndeshje së mërkurës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë një laj të mirë pas stërvitjeve të sotme, pasi në stërvitje i janë kthyer dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Gareth Bale dhe Raphael Varane, të cilët janë stërvitur normalisht me skuadrën dhe janë në ritmin e tyre, shkruan AS.

Reali këtë të mërkurë nga ora 18:00 do të luajë ndaj Al Jazira për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. /Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera