Sport

Reali “troket” në derën e Juves, 60 mln euro dhe një yll për Dybalan

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 08 February 2019

Një ofertë marramendëse për të transferuar Paulo Dybalan në “Santiago Bernabeu”. E konfirmon e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që zbulon se presidenti Florentino Perez, për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas është gati të ofrojë 60 milionë euro plus kartonin e Iscos, që vlerësohet nga “Los Blancos” 40 milionë euro.

Zërat shtohen edhe për faktin se Dybala nuk po kalon një moment të mirë, duke shfaqur shenja nervozizmi tek Juventusi, sikurse ishte largimi i tij para kohe nga pankina, edhe pse Allegri nuk i kishte përfunduar të tre ndërrimet.

Në gjurmët e Dybalas, përveç Realit të Madridit, është edhe PSG, që ëndërron të formojë një dyshe eksplozive me Neymarin. Po sipas “Don Balon”, Juventusi është gati për ta lënë të Dybalan të largohet, me synim përforcimin e organikës në repartet e tjera, aty ku edhe ka më shumë nevojë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera