Sport

Reali po e mendon rikthimin e yllit të Como-s

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 21 October 2024

Real Madridi raportohet se po mendon rikthimin e mesfushorit të Como-s, Nico Paz.

Paz u shit nga Reali verën që lamë pas tek klubi italian Como.

Sipas medieve spanjolle, drejtuesit e madrilenëve tashmë janë duke menduar ta rikthejnë në skuadër Paz-in, i cili po shfaq performancë të lartë të skuadra italiane.

-Advertisement-

Gjigantët spanjollë thuhet se po mendojnë të nënshkruajnë me argjentinasin qysh në verën e ardhshme.

Como pagoi 6 milionë euro për të blerë Paz dhe klauzola e rikthimit thuhet të jetë në nivel të ngjashëm.

Madje, edhe vet lojtarin në deklaratën e fundit nuk e hedh poshtë mundësin e rikthimit në Madrid.

“Le të shpresojmë… Por tani jam në Como dhe do të jap gjithçka për këtë fanellë”, ka thënë Paz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera