Sport

“Reali pagoi 160 milionë për një lojtar mbi-peshë si Hazardi”

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 April 2021

Ish-futbollisti i Chelseat, Damien Duff, ka kritikuar sulmuesin e Real Madridit, Eden Hazar, shkruan Gazeta inFokus.

Duff, ka thënë se belgu nuk ka pasur asnjëherë profesionalizëm si Messi dhe Ronaldo duke shtuar se kur kalon tek madrilienët për 160 milionë euro, duhet të jesh në formë jetësore.

“Është shqetësuese për të ardhmen. Ai është 30 vjeç, ai mbështetet në mprehtësinë e vet, në të qenet driblues i shpejtë. Të gjithë e kemi se pas moshës 30-vjeçare është tatëpjetë. Ai kurrë nuk ka qenë profesionist i madh dhe kurrë nuk e ka pas vullnetin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ai erdhi mbipeshë në përgatitjet e para sezonale me Real Madridin – si një galaktik 160 milionë eurosh. I trashë, quajeni si të doni. Kur Real Madridi të blen për 160 milionë euro, duhet të jesh në formën e jetës tënde”, ka thënë Duff.

-Advertisement-

Hazard u transferua në Real Madridi në vitin 2019 dhe deri tani ka shënuar vetëm katër gola dhe ka bërë shtatë asistime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera