Sport

Reali nuk i jep Hames Rodrigezin, Atletiko hedh “grepat” te objektivi i rivalëve të përjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 19 July 2019

Atletiko e Madridit deri në këtë pikë të merkatos, ka bërë jo pak transferime duke afruar në skuadër emra si Zhoao Feliks, Herrera apo Tripier.

Por, madrilenët duket se nuk do të ndalen me kaq, kjo pasi do të tentojnë edhe Kristian Eriksen. Siç shkruan “Marca”, duke pasur shumë vështirësi për të arritur te Hames Rodrigez, Atletiko do të hedhë “grepat” te mesfushori danez i Totenhemit.

Reali nuk e lëshon Hamesin edhe pse Atletiko është e gatshme të japë 40-50 milionë euro.

-Advertisement-

Kështu Simeones, mund t’i bëhet një dhuratë edhe më e vyer, duke sjellë në skuadër Eriksenin, mesfushor i cili kërkohet me ngulm nga Reali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera