Sport

Reali është klubi më i pasur, lë prapa Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 24 January 2019

Kampionët e Evropës mbeten klubi me përfitimet më të mëdha gjatë vitit të shkuar.

Në një raport të publikuar nga “Deloitte Football Money League”, dalin në pah 20 skuadrat të cilat kanë pasur të ardhura më shumë në vitin që lamë pas.

Padyshim që vendin e parë në këtë listë e mban Reali me 750.9 milionë. “Mbretërit” i paraprijnë Barcelonës dhe Manchester United, të cilat vitin e kaluar kryesonin këtë listë.

-Advertisement-

Ndërkohë nëse do të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar do të shohim, që 20 skuadrat e para të kësaj liste gjeneruan të ardhura totale prej 8.3 miliardë në sezonin 2017-18, me një rritje vjetore prej 6%.

Vendi i katërt i takon Bayern Munichut, kurse Manchester City renditet i pesti.

Nuk ka asnjë skuadër italiane në Top 10, me Juventusin i cili renditet i 11-ti, kurse Interi renditet i 14-ti me 280 milionë përfitime. Shumë prapa ka mbetur Milani i cili renditet si i 18-ti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera