Sport

Reali e transferon lojtarin më në formë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 17 October 2018

Largimi i Cristiano Ronaldos po i kushton Real madridit, që në katër ndeshje e fundit nuk ka gjetur golin, duke humbur tri herë e duke arritur vetëm një barazim.

Për të evituar këtë situatë, për të rritur konkurrencën në sulm e për t’i rikthyer golat, Real Madrid po kërkon sulmuesin që po shkëlqen në Evropë në këtë fillim sezon, Krzysztof Piątek.

Sulmuesi 23 vjeçar polak, po regjistron paraqitje fantastike në fanellën e Genoas, ku në shtatë paraqitje ka realizuar hiq më pak se nëntë gola. Përveç kësaj, ai në Kupën e Italisë ka shënuar katër gola në 59 minuta.

-Advertisement-

Përveç Realit, Piatek po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Roma.

Por, ky transferim nuk do të finalizohet lehtë, me Genoan që kërkon së paku 60 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera