Sport

Reali dhe Chelsea nuk e duan, ja ku do të transferohet Kovaçiç

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 17 April 2019

Mateo Kovaçiç ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar të Evropës, gjatë kohës që ai ishte pjesë e Interit.

Përmes zikaltërve ai shkoi te Reali dhe aty kurrë nuk ngjiti me madrilenët.

Kroati u dha në huazim te Chelsea, ku nën urdhrat e Sarrit nuk u përshtat dot. Tashmë sipas “Daily Mail”, mesfushori shumë i talentuar do të shkojë te Zeniti.

-Advertisement-

Reali është në bisedime me klubin rus dhe pritet të gjendet gjuha e përbashkët, që Kovaçiç të shkoi në Rusi.

Madrilenët dhe Londinezët nuk kanë në planet e skuadrës 24-vjeçarin dhe kështu të gjitha gjasat e çojnë lojtarin në Rusinë e ftohtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera