Sport

Real – Man Utd, tifozët shqiptarë mezi po presin të pushtojnë Shkupin

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 03 June 2017

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit me rezultat 4-1 në finale të Ligës së Kampionëve.

Dhe me këtë rast Los Blancos do të luajnë në finale të Superkupës së Evropës ndaj Manchester Unitedit, të cilët fituan në finale të Ligës së Evropës ndaj Ajaxit.

-Advertisement-

Ndeshja do të luhet më 8 gusht në Shkup.

Reali dhe Unitedi janë dy nga skuadrat më të mëdha evropiane dhe ndeshja në stadiumin Philip II Arena është një rast që nuk duhet lëshuar nga tifozët shqiptarë.

Normalisht që Reali është favorit edhe në këtë takim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera