Sport

Real Madridit i kthehen 3 lojtarë nga lëndimet

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 03 November 2017

Skuadra e Real Madridit i është rikthyer stërvitjeve pas humbjes ndaj 3-1 ndaj Totteham të mërkurën mbrëma në Ligë të Kampionëve.

Lajmi i mirë është se në stërvitje me skuadër janë parë edhe Gareth Bale, Varane dhe Carvajal, të cilët kanë munguar për një kohë për shkak të lëndimeve, transmeton Express.

Bale ka kryer seancë të plotë stërvitore me skuadrën, ndërsa Carvajal vetëm një pjesë.

-Advertisement-

Real është duke i vazhduar përgatitjet për ndeshjen e fundjavës kundër Las Palmas, e cila zhvillohet të dielën më fillim nga ora 20:45. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera