Sport

Real Madridi i Zidane në krizë? Bota e futbollit duhet të relaksohet tani

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 04 November 2017

Heynckes nuk ka dyshime se Reali do të rikthehet në ditët e saj më të mira, teksa në formë ironike ka kërkuar nga klubet që të relaksohen tani paksa pas krizës së Los Blancos.

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka kërkuar që bota e futbollit të “relaksohet” pas rezultateve jo të mira të Real Madridit, teksa e ka mbrojtur ekipin e Zinedine Zidane.

“Pesë javë më parë, Real Madridi ishte absolutisht skuadra më e mirë në botë, tani ata janë duke u kritikuar nga të gjitha anët”, tha Heynckes.

-Advertisement-

“E gjithë bota e futbollit mund të relaksohet pak tani, të jetë më objektive dhe më realiste dhe mendoj se kjo është ajo që po bëj unë tani”, shtoi Heynckes.

Zidane shkroi histori me Realin sezonin e kaluar duke u bërë trajneri i vetëm që arrin të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 4:1 në finale kundër Juventusit.

Ai pati një sezon mahnitës, duke triumfuar në Kupën e Botës, në La Liga – dështoi vetëm në Copa del Rey.

Ndërsa pavarësisht se e nisi sezonin në mënyrën më të mirë me dy tituj, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, Reali i Zidane ka ngecur paksa dhe sipas analistëve kjo nuk mund të quhet ndryshe përpos krizë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera