Sport

Real Madridi vazhdon me formë të lartë

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 01 September 2018

Real Madridi e ka vazhduar formën e lartë në start të sezonit të ri në La Liga, teksa e ka mposhtur Leganesin bindshëm të shtunën në Madrid.

Julen Lopetegui e ka ruajtur rekordin e qind për qind në fillim të kampanjës së tij me kampionin evropian, pasi e mundi Leganesin 4-1 në “Santiago Bernabeu”, e cila i pasoi dy fitoret e para ndaj Getafes dhe Gironës në dy ndeshjet e para.

Gareth Bale hapi serinë e golave për madrilenët pas 17 minutave lojë, para se vizitorët të befasonin me reagimin e tyre, vetëm gjashtë minuta më pas, falë golit të Carrilos.

Megjithatë, kjo ishte e gjitha çka Leganes tregoi në këtë takim, pasi pjesa e dytë i takoi bindshëm vendasve.

-Advertisement-

Karim Benzema realizoi dy gola të shpejtë për epërsinë e dyfishtë të skuadrës së tij. Francezi shënoi në minutat 50 dhe 61.

Rreth 25 minuta para përfundimit të takimit, kapiteni Sergio Ramos shënoi nga pika e bardhë duke ia siguruar fitoren Realit përfundimisht.

Kështu, Reali merr kryesimin në La Liga me 9 pikë, 3 më shumë se Barcelona që ka 6, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për Leganes, kjo ishte humbja e dytë, ndërkohë që ka dhe një barazim

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera