Sport

Real Madridi të gatshëm ta nxjerrin Hazardin në shitje

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 12 October 2020

Real Madridi janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje belgun Eden Hazard, shkruan Gazeta inFokus.

Hazard, që u bashkua me Realin në vitin 2019 për afër 100 milionë euro, tashmë vlera e tij ka zbritur në 55 milionë për shkak të paraqitjes aspak të mirë.

Sipas Don Balon, ‘Los Blancos’ do t’i ndërpresin kontratën në vitin 2021, në rast se 29 vjeçari tregon formë të dobët edhe këtë vit.

-Advertisement-

Hazard ka bërë vetëm 16 paraqitje deri me tani me Real Madridin dhe ka shënuar vetëm një gol./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera