Sport

Real Madridi rikthehet te fitorja në kampionat

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 23 January 2021

Pas barazimit 0-0 javën e kaluar ndaj Osasunas, Real Madridi është rikthyer te fitorja në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ kanë triumfuar në udhëtim te Alavesi me rezultat 4-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 19-të në La Liga.

Golat për madrilenët i realizuan Karim Benzema (41’ dhe 70’), Casemiro (15’) dhe Eden Hazard (45+1’), kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Joselu (59’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Real Madridi renditet i dyti me 40 pikë, kurse Alavesi mbetet i 17-ti me 18-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera