Sport

Real Madridi paguan klauzolën e Kepas?

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 30 November 2017

Kepa Arrizabalaga mund të jetë transferimi i parë i Realit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Marca, numri një i klubit, Florentino Perez, ka marrë vendim të prerë që portieri i talentuar spanjoll, Kepa Arrizabalaga, të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit.

20 milionë euro është klauzola e lojtarit dhe Reali tashmë ka nisur bisedimet me Athletic Bilbaon, që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të pajtohet pasi rrezikon ta humbasë atë me parametra zero gjatë verës, kur edhe t’i skadojë kontrata.

-Advertisement-

Kiko Casilla dhe Keylor Navas kanë dëshpëruar me formën e treguar muajt e fundit dhe Zinedine Zidane e dëshiron Kepan për të blinduar njëherë e mirë atë repart.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera