Sport

Real Madridi me mund të madh e mposhtë Malagën

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 25 November 2017

Real Madridi ka shënuar fitore të mundshme ndaj Malagës në kuadër të xhiros së 13-t të La Ligës, në një ndeshje me shumë gola në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” krijuar epërsi plot tri herë në ndeshje për të arritur fitore aspak të lehtë kundër një Malage që pothuajse çdo herë pati përgjigje për madrilenët, shkruan Express.

Realin e solli për herë të parë në epërsi francezi Karim Benzema kur shënoi në minutën e 9’. Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 18’ mysafirët u përgjigjen përmes Rolan, i cili i barazoi shifrat.

-Advertisement-

Megjithatë, Reali u tregua i shpejtë dhe pas tre minutave shënoi pas një goditjeje nga këndi pas të cilës Casemiro e futi topin në rrjetë. Me kaq dhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesë të dytë, Malaga u kundërpërgjigj me gol e bukur të Castro, i cili në minutën e 58’ barazoi gjithçka për herë të dytë.

Pas afro 15 minuta pasi u fut në lojë, Luca Modric nxori një penallti për Real Madridin, të cilën Cristiano Ronaldo me mjaft fat e konvertoi në gol pas topit të kthyer nga portieri, i cili ia priti goditjen nga pika e bardhë në minutën e 75’.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vendin e tretë në tabelën e La Ligës, shtatë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera