Sport

Real Madridi kërkon yllin e Manchester Cityt

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 28 August 2018

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt dhe Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, raporton Sky Sports.

Gjigantët spanjoll janë duke i vëzhguar për së afërmi performancat e Sterlingut dhe do të dërgojnë përfaqësues të klubit për të shikuar ndeshjen për Ligën e Kombeve të UEFA-s në Wembley, kur Sterlingu pritet të luajë kundër Spanjës të shtunën, më 8 shtator.

Skautët e klubit madrilen do të vazhdojnë ta vëzhgojnë anglezin deri në janar, kur Sterlingut do t’i mbeten vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij me klubin.

Manchester City nuk pret asnjë ofertë për lojtarin e tyre para se të mbyllet afati kalimtar në Spanjë të premten. Megjithatë, interesimi i Real Madridit mund ta përkeqësojë situatën mes lojtarit dhe klubit të tij, pasi që Sterlingu nuk ka pranuar, deri më tani, ta rinovojë kontratën me Cityn.

-Advertisement-

Kevin De Bruyne, Fernandinho, David Silva dhe Nicolas Otamendi kanë nënshkruar kontrata të reja me Manchester Cityt gjatë kohës së fundit. Ndërsa, Sterlingu, agjenti i tij dhe drejtuesit e klubit u takuan në qershor, por nuk arritën një marrëveshje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera