Sport

Real Madridi fiton në fund të ndeshjes ndaj Atalantas

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 24 February 2021

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Atalanta, në duelin e parë të vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0, në takimin e zhvilluar në ‘Gewiss Stadium’ në Bergamo të Italisë.

Golin e vetëm për madrilenët e shënoi mbrojtësi francez, Ferland Mendy, në minutën e 86’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Atalanta luajti më një lojtar më pak që nga minuta e 17’, pasi Remo Freuler u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Më këtë fitore ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka krijuar një avantazh të mirë për të kaluar në çerekfinale të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri jave në ‘Alfredo di Stéfano Stadium’ në Madrid./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera